Një i vdekur dy të plagosur, pamje nga aksidenti në Jorgucat (VIDEO)

Këto janë pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur sot në aksin Gjirokastër-Kakavijë, pranë Kthesës së Jorgucatit. Në këtë vend u përplasën tre mjete me targa: mjeti tip furgon AA 802 IV me drejtues Sh.K, mjeti tip “Seat” AA 003 AF me drejtues F.A dhe mjeti tip BMV me drejtues shtetasin A.L.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit Sh.K, 43vjeç, banues në Peqin(drejtuesi i furgonit)

I.R, 58 vjeç, banues në Peqin(pasagjeri i furgonit).

Si dhe ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Seat”, shtetasi F.A, 24 vjeç, banues në Tepelenë.

Policia po heton shkaqet e aksidentit.