Një portal fetar ortodoks grek: Enver Hoxha është i yni

enver hoxhaNjë portal fetar ortodoks, “orthodoxia-ellhnismos” grek ka marrë përsipër ta cilësojë Enver Hoxhën me kombësi greke.  Në një shkrim të botuar në këtë portal thuhet se “Enver Hoxha, lindi në fshatin Dusja, fshat të cilit më vonë ju ndryshua emri në Qefalari, i cili ndodhet në afërsi të Kiato-s së Korinthit”.

“Paraardhësit e familjes së Enver Hoxhës, kanë ardhur në Korintho, mbas rënies së qytetit në duart e Otomanëve Turq, së bashku me familjen Notara. Fillimisht u përqendruan në Trikalla të Korinthit, dhe më pas për siguri shkuan në fshatin Dusja – i cili sot emërtohet si Qefalari. I pari i familjes së tyre merrej me tregtinë e farërave grurë…etj, dhe nga kjo vendasit i ngjitën pseudonimin Mavragani i cili më vonë do të bëhej edhe mbiemri i ri i familjes së tyre. Këto të dhëna i konfirmon gjenerali i ushtrisë G. Afandis, në librin e tij “ Οß μεγÜλες ÜπÜτες ”, i cili pohon se këto i di nga familjarët më të ngushtë të familjes së Enver Hoxhës”, shkruan portali orthodoxia-ellhnismos.gr.

Sipas këtij portali, paraardhësi i familjes së Enver Hoxhës, Apostolos Mavraganis, i cili ishte i lindur në fillimet e shekullit të 20-të dhe kishte katër djem: Jorgo, Aleksandro, Leonidha dhe Maho, si dhe tre vajza.

“Jorgo, i madhi, u arrestua nga gjermanët si agjent i shërbimeve sekrete, e torturuan dhe më pas e lanë të lirë. Aleksandri studioi për drejtësi në Athinë, dhe u përndoq nga Diktatura e Metaksa-së si i majtë, të cilin më pas e përkrahën Shërbimet Sekrete, duke e çuar në Romë pranë Papës në Vatikan, ku filloi të mësonte gjuhën shqipe. Më pas e çuan në Paris, ku u përsos mbi teoritë komuniste, dhe luftën revolucionare. Aty e lidhën me një shqiptare musilmane dhe më pas të dy i dërguan në Kosovë për të themeluar Partinë Komuniste Shqiptare. Fondet ishin të paguara nga Anglia dhe shërbimet sekrete angleze, me ndihmën e të cilëve ai u ngrit menjëherë në krye të Partisë Komuniste Shqiptare. Menjëherë paskëtaj u vendos në Tiranë, ku ngriti gazetën Vatra, dhe gazetën javore Java. Zbriti nga froni Mbretin Zog të cilin e kishin ngritur në fron gjithashtu Anglezët, por me një format të gatshëm dhe me marrëveshje u duk sikur e sakrifikuan… . Ndërkohë vëllai i Aleksandrit, Leonidha u lidh me vajzën e vogël të Miçotaqit Katerinën”, ka shkruar portali ortodoks grek.