Një shërbim i ri për banorët e Dropullit, hapet Zyra Hipotekore

dropullNë Bashkinë Dropull pritet të nisë së shpejti një shërbim i ri për banorët e minoritetit.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Hipotekave do të hapet një zyrë e posaçme e Hipotekës, në mënyrë që banorët të marrin shërbimet për çështje të ndryshme të pronësisë.

Kjo bëhet për shkak të largësisë që kanë me Gjirokastrën disa fshatra të Bashkisë Dropull, sidomos fshatrat e ish-Komunës Pogon. Bashkia Dropull u formua me ndarjen e re administrative nga bashkimi i tre komunave.

Me ndërhyrjen e deputetit Vangjel Tavo, zyrat qëndrore të kësaj njësie të re u përcaktuan të vendosen në fshatin Jorgucat. Rreth dy vjet më parë në Dropull u inagurua edhe posta policore.