Njihuni me “Lazaratin” e Gjermanisë, vepër e një shqiptari

1111Një mini “Lazarat” në mes të Gjermanisë dhe sërish vepër e shqiptarëve. Ka çuditur jo pak policinë dhe median gjermane, një shtetas shqiptar banues në qytetin e Minden në Gjermani i cili shtëpinë në të cilën banonte e kishte shndërruar në serë kanabisi, me plot 1000 fidanë të mbjellur.

Lajmin e ka publikuar gazeta gjermane “Bild” e cila mes rreshtave shkruan: “ Në shtëpi nuk gjeje mobilje, në vend të tyre kishte fidanë kanabisi”.

Nëpërmjet ndriçuesve kultivuesi siguronte dritën e nevojshme për serën dhe ngrohjen e saj në parametrat e duhur.

“Shtëpia”, në realitet ishte një serë gjigande që duhej korrur, 1000 bimë marijuanë që peshonin mbi 40 kg dhe që do të shiteshin në treg për më shumë se 200 mijë euro.

E në fakt ka qenë një telefonatë anonime, që ka çuar në zbulimin e shtëpisë së drogës nga policia.

Policia gjermane ka arrestuar dhe kultivuesin shqiptar, i cili sapo ka pikasur praninë e policisë ka tentuar të arratisej nga një dritare në bodrumin e shtëpisë. Por fati ska qenë në anën e tij, pasi ai është ndaluar nga një prej qenve antidrogë.

Identiteti i shqiptarit nuk bëhet me dije, ndërsa mësohet se ndodhet në ambientet e paraburgimit. Ndërkaq droga e mbjellë në banesë u shkatërrua./ora news

138

1210

107