“Nuk e besoj dot” /Si reaguan shqiptarët e Zvicrës për shortin me Shqipërinë

jpgf7zstohj.jg_Reagimi i Valon Behramit është i shkurtër, por shumë domethënës.

“Nuk e besoj dot”, shkruan në Tëitter lojtari i kombëtares zvicerane, me origjinë shqiptare, pasi u qartësua se do jetë një duel vëllezërish Zvicër-Shqipëri.

Përpara shortit, ai kishte folur për një takim të mundshëm me shqiptarët, citon ‘Basler Zeitung’.
“Të lutem mos, kjo nuk ka asnjë lidhje me futbollin”.

Shoku i tij i skuadrës, Gelson Fernandes reagoi pas shortit: “Mamma mia, vëlla, çfarë historie!”
Granit Xhaka nga ana tjetër duket se ka ndërruar mendje për duelin me vëllanë e tij, Taulantin.
“Vetëm Shqipërinë jo”, thoshte përpara shortit.

Më pas, për Sport1, deklaroi: “E doja Shqipërinë në grup dhe kjo dëshirë u plotësua”.
Pavarësisht kësaj deklarate, trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviç mendon se do jetë një ndeshje e ngarkuar emocionalisht.

“Sidomos për Granit Xhakën, që do ndeshet kundër vëllait. Por jam i sigurt se Graniti do e përballojë këtë presion”.

Kurse kapiteni Goekhan Inler gëzohet për Francën.
“Me Shqipërinë do jetë si një derbi, por bëhet fjalë vetëm për futboll dhe jo për historitë e ngarkuara me emocione, me të cilat media e ka tepruar”.

Është e qartë ku e ka fjalën. Që tani kanë nisur diskutimet për “zviceranët e vërtetë” dhe ata “fals”, ndërsa gazeta Aargauer Zeitung flet për një “gropë Ballkani”, e cila e tërheq brenda ekipin zviceran.

Xherdan Shaqiri mendon se është një grup i këndshëm. Dhe këtë e shoqëron me një buzëqeshje si figurinë.