Nuk mbaron kanabisi, zbulohen 2 parcela me 5 mijë rrënjë

policeNga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në afërsi tëfshatit Dhëmblan,Tepelenë, u konstatuan dhe u asgjësuan në 2 parcela 3 500 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva si dhe 1 500 bimë të dyshuara narkotike u asgjësuan në vendin e quajtur “Budulisht”, Dhemblan, Tepelenë.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike “.