Nuk respektoi karantinën, gjobitet një lokal në Gjirokastër

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur me 1 milion lekë të reja, një bar-kafe që u gjet i hapur nga inspektorët në qytetin e Gjirokastrës në lagjen ’18 Shtatori’, ndërsa po vijojnë kontrollet në terren. Për të shmangur çdo kontakt si dhe për të mundësuar distancimin social dhe shmangien e grumbullimit të turmave, ndër masat fillestare të qeverisë ishte edhe mbyllja e kafeneve, restoranteve apo palestrave.