Numërimi në Gjirokastër, Tavo rrezikon mandatin e tij për 400 vota

Vijon procesi i numërimit të votave në qarkun Gjirokastër.

Nga të dhënat e fundit mësohet se kandidatit të LSI-së, Vangjel Tavo, i duhen edhe 400 vota për të marrë mandatin e tij si deputet, ndërsa objektivi për mandatin e dytë është i pamundur.

Deri më tani kur janë numëruar 182 nga 235 kuti votimi, LSI në rang qarku ka marrë 9625 vota, ose 23%. PS kryeson me mbi 11 mijë vota. PD e treta 8964 vota.