“Nusja dhe shtetrrethimi”, dasëm me policë në Lazarat

10524585_778646192167462_6507556022125795964_n (2)

Pas operacionit të policisë në Lazarat, duket se fshati po i rikthehet normalitetit. Megjithatë policia nuk është larguar ende, duke vazhduar me kontrollet e banesave dhe mbajtjen nën kontroll të terrenit.

Një ditë më parë në Lazarat kishte një dasëm, ceremonia e së cilës u zhvillua në një prej restoranteve në qendër të fshatit. Por nga fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale, krahas dasmorëve që hedhin valle dhe përcjellin nusen, tej shihen edhe forcat speciale të policisë si dhe makinat e blinduara.

Ngjan si një ironi fati, nëse kujtojmë të gjithë filmin e famshëm me partizanë, “Nusja dhe Shtetrrethimi”. Besoj e mbani mend Shpresën, e cila shkon në një shtëpi bashkëpunëtorësh të fashizmit për të shitur qëndizma dhe kryen një atentat të rëndësishëm. Pas kësaj i duhet të dalë në ilegalitet e veshur si nuse. Kështu Shpresa shpëton nga shtetrrethimi. Ndërkohë që në Lazarat, nusja s’ka kryer asnjë atentat, por që i shpëton “shtetrrethimit policor” me këngë e valle dhe nën sytë vëzhgues të forcave speciale të policisë. 

10464377_778646212167460_5293028157602847376_n (2)