Nxënësit e ‘Koto Hoxhit’ të traumatizuar nga vrasja e mësueses, klasa e Afërditës sot u largua nga shkolla pa zhvilluar mësim

Vrasja e makabre e çiftit Afërdita dhe Aleko Kosta mëngjesin e sotëm në banesën e tyre në Gjirokastër ka tronditur mbarë qytetin. Përjashtim nuk bëjnë as nxënësit e shkollës ‘Koto Hoxhi’, në të cilën punonte si mësuese Afërdita.

Dhimbjen dhe traumatizimin e kanë ndjerë më së shumti nxënësit e klasës së katërt të kësaj shkolle, të cilët mësuese Afërdita Kosta i kishte marrë që prej klasës së parë.

Pak pas ngjarjes nxënësit janë shoqëruar për në shtëpi nga prindërit duke mos zhvilluar mësim për ditën e sotme pasi mësuesja e tyre prej katër vitesh ishte viktimë e një ngjarje të rëndë.

Afërdita dhe Aleko Kosta u vranë me armë zjarri nga kushëriri i tyre Apostol Kosta, për shkak të një konfliki pronësor që kishin për një mur ndarës pranë shtëpive të tyre.

Autori i krimit tentoi më pas të vetëvritej me armën e zjarrit, por i është hequr arma nga duart nga djali i tij. Plumbi e ka kapur pak në fytyrë, por ndodhet i shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën.

© ArgjiroLajm.net