Nxënësit e Valaresë mbeten pa mësim, të pastrehët uzurpojnë shkollën

vlcsnap-2016-09-14-10h47m50s944Këta janë fëmijët e fshatit Valare, fshati me 1600 banorë i cili është i dyti për nga madhësia në Bashkinë e Gjirokastrës. E drejta e tyre elementare për t’u shkolluar u është mohuar.

Arsyeja është uzurpimi i ambienteve të shkollës së fshatit, nga familje që sipas banorëve, kanë hyrë aty me leje të Bashkisë së Gjirokastrës.

Si zgjidhje, Bashkia e Gjirokastrës, u ka ofruar një shkollë tjetër 3 km larg fshatit dhe jo vetëm kaq, por u ka privuar këtyre fëmijëve, transportin me furgonët e vendosur ndërkohë që deri vitin e kaluar, transportimi i tyre ka qenë i garantuar.

“Ne duam që ajo shkollë që është në gjendje shumë të mirë dhe po të jetë nevoja, ne investojmë të tërë, të na rikthehet. Edhe familjet duhen ndihmuar, por janë 6 dhoma të shkëlqyera” tha një banor. Ndërsa një tjetër u shpreh se, “Na kanë hequr shkollën nga fshati, e kemi pasur brenda fshatit dhe na e kanë çuar dy kilometra larg. Ne duam që shkolla të na rikthehet e cila na është zaptuar. Tani po na heqin dhe fugonin e transportimit të fëmijëve” tha ai.

Sakaq, dy gra që kanë fëmijët e tyrë në këtë shkollë u shprehën: “Unë kam një vajzë në shkollë dhe një në parashkollor. Nuk kam mundësi që t’i çoj çdo ditë në shkollë me makinë” ndërsa një tjetër, “Unë kam dy fëmijë të vegjël. Ku do ti çoj unë dy fëmijët që kam, nëse shkolla është shumë larg” tha ajo.

Për këtë arsye banorët kanë protestuar në qendër të fshatit duke apeluar tek Bashkia e Gjirokastrës, që kërkesat për shkollimin e fëmijëve të merren në konsiderate. Ata madje kanë kërkuar takim me organet drejtuese të Bashkisë së Gjirokastrës një ditë më parë, por këto të fundit, e kanë refuzuar një kontakt të tillë.

Të gjendur në këto kushte, banorët kërkojnë me ngulm rikthimin e godinës së uzurpuar nga familje të pastreha, në destinacionin e mëparshëm, në shkollë./report tv