Operacion antidrogë në Gjirokastër, kapen 10 kg heroinë dhe 10 kg kanabis

Droga GjirokasterPas një pune intensive të kryer nga Specialistët Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u finalizua me sukses operacioni i koduar “Stafeta”, ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Ervis Canka , 30 vjeç , banues në Përmet .

Arrestimi i tij u bë pasi :

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një automjet tip Benz po transportonte lëndë narkotike, është ngritur një Pikë Kontrolli në aksin rrugor Tepelenë -Përmet në vendin e quajtur “Ura e Leklit”.

Në pikën e kontrollit është afruar mjeti tip “Benz” me targa AA 828 NC, me drejtim lëvizje Tepelenë – Përmet, ku drejtues mjeti ishte shtetasi Ervis Canka, i cili së bashku me automjetin e tij u shoqërua për në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër për një kontroll më të imtësishëm.

Nga kontrolli i automjetit rezultoi se në pjesën e pasme kishte në një hapësirë midis sediljes së pasme dhe bagazhit, brenda së cilës u konstatuan 10 pako me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë të mbështjella me natriban me peshë totale 5 kg e 150 gr , si dhe 10 pako lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva të mbështjella me natriban me peshë totale 10 kg.

Brenda në automjet u konstatuan dhe u sekuestruan dhe 6 aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.