Operacion i policisë së Gjirokastrës, 6 të arrestuar për kanabis

Aksioni anti drogë i Policisë së Gjirokastrës i zhvilluar mbrëmjen e djeshme ka çuar në pranga disa persona. Gjatë operacionit janë sekuestruar 103 kg kanabis në fshatin Vasjar të Tepelenës dhe disa persona janë arrestuar.

Burime nga Policia e Gjirokastrës konfirmojnë se janë vënë në pranga autorët e dyshuar.

Ramiz Jahaj nga Vlora

Mikel Ziflaj nga Memaliaj

Leonidha Kociaj nga Mallakastra

Sefer Dukaj nga Vlora

Matjana Betaj nga Memaliaj

Ervin Saka nga Vlora

“Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin në vendin e quajtur Mogila, në një banesë të pabanuar po përpunonin dhe paketonin 103 kg lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me qëllim transportimin në drejtim të qytetit të Vlorës”, sqaron policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, një armë zjarri pistoletë TT, 3 automjete, 11 telefona celularë, një peshore mekanike, një sasi parash dhe numra të ndryshëm telefonash.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.