Operacioni “Liqeni”/ I gjejnë 34 kg kanabis në shtëpi, arrestohet 23-vjeçari

Në bazë të operacionit të zhvilluar “Liqeni” , nga specialistëte seksionit Kundër Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi.
• Ervis Fejzo, 23 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Nga informacionet e marra në rrugë operative, se ky shtetas posedonte lëndë narkotike Cannabis Sattiva, u krye një kontroll në banesën e këtij shtetasi në fshatin Dukaj, Tepelenë.

Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se në afërsi të banesës së këtij shtetasi u gjet një armë zjarri (çifte) dhe disa thasë dhe disa kartona të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale rreth 34 kg.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetim të mëtejshëm për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” të parashikuara nga nenet 283/1 dhe 280 të Kodit Penal.