Opozita dërgon në Libohovë Dasho Alikon dhe Krenar Kullën. Duan të regjistrojnë anëtarët në KZAZ edhe pse vendimi i KQZ-se i ndalon

Dasho Aliko dh Krenar Kulla, të dy kryetarë të partive opozitare në Gjirokastër, kanë pranuar sot të bëhen qesharakë në dy raste. Si fillim në KZAZ-në e Gjirokastrës dhe më pas në KZAZ-në e Libohovës. Me kamera me vete, Aliko dhe Kulla shkuan në KZAZ për të regjistruar anëtarët e PD-së dhe LSI-së.

Por bllokimin e anëtarëve të këtyre dy partive e ka bërë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, pasi dy subjektet politike zgjodhën të dalin nga Parlamenti dhe të mos regjistrohen në zgjedhjet lokale. Aktualisht ky vendim i KQZ-së është apeluar nga PD-ja në Kolegjin Zgjedhor. Deri në momentin që Kolegji të shprehet, PD dhe LSI s’kanë asnjë të drejtë të regjistrojnë anëtarët e tyre nëpër KZAZ.

Dasho Aliko dhe Krenar Kulla bëhen qesharakë sepse i kërkojnë drejtuesve të KZAZ-ve t’u japin shkresë përse refuzohet regjistrimi i anëtarëve të tyre, kur ndërkohë ka një vendim KQZ-je për këtë cështje që është publik. Jo vetëm kaq, por ky vendim i ka shkuar zyrtarisht PD-së dhe LSI-së nga KQZ-ja. Kurse Dasho Aliko dhe Krenar Kulla e kërkojnë në nivel lokal nga Roland Skëndo në Gjirokastër dhe Julian Rustemi në Libohovë.

Kryetari i PD-së dhe LSI-së thjesht nuk duhen marrë seriozisht. Ata kanë dalë nëpër KZAZ si ‘të fortë’, me shpresën se do kapin ndonjë shkelje dhe pastaj ta tundin si fletërrufe që procesi zgjedhor dështoi. Sa i përket Libohovës, nëse  ka konflikt interesi pasi ligji nuk lejon regjistrimin në KZAZ të personave që janë punonjës të Bashkisë Libohovë, nuk është ndonjë qamet i madh. Anëtari që është në konflikt interesi jep dorëheqjen dhe zëvendosëohet me dikë tjetër. Kaq është historia!

E gjithë lëvizja e Dasho Alikos dhe Krenar Kullës është thjesht lëvizje prej të dëshpëruarish që ngelën jashtë zgjedhjeve sepse kështu vendosi Luli dhe Monika. Nëse Dasho Aliko dihet që s’ka asnjë shans të fitojë Bashkinë Gjirokastër edhe po të futej në zgjedhje, Krenar Kullën të paktën e mbante shpresa për Libohovën, duke eleminuar përmes Tavos, kandidatin e PD-së, Adil Xhelili. /argjirolajm.net