Organizatat e PS-së, zgjidhen kryetarët në Bulo e Zagorie (FOTO)

Edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar procesi i zgjedhjeve brenda organizatave të Partisë Socialiste në fshatrat rreth Libohovës. Në Bulo kryetar organizate u zgjodh Gjyllco Skënderi, ndërsa në postin e sekretares u zgjodh Ernisa Demiri. Më herët gjatë ditës u mbajtën zgjedhjet edhe në organizatën e Zagories. Fotjon Bici u zgjodh kryetar, ndërsa Valbona Kondili sekretare. Deri në fund të kësaj do të mbyllet i gjithë procesi i zgjedhjeve në organizatat e PS-së në Bashkinë Libohovë. Më pas anëtarësia do të votojë delegatët e Kongresit. |Libohova Online|

Bulo 1Bulo 212745962_856225927822157_7590140584349324693_n12744088_856225237822226_1546126490350434270_n