Organizatorët e panairit në Libohovë ‘shuplakë’ për Tritan Shehun: Je manipulator,nuk është fushatë për Kumbaron

Organizatorët e panairit festiv në Libohovë, organizata “Oday” ka reaguar sot përmes një deklarate të shkurtër pas sulmeve nga Tritan Shehu, kandidati për deputet i PD-së, i cili pretendon se ky aktivitet është fushatë për ministren Mirela Kumbaro. Më poshtë deklarata e plotë:

Aktivitet kulturore nuk janë fushatë e Mirela Kumbaros por punë fantastike e Ministrisë së Kulturës në katër vjet kohë ku është bërë për kulturën, artin e jetën kulturore në vend sa për 20 vjet.

Shoqatat e kulturës, artistët e artdashësit janë përfituesit e vetëm. Jo politikë me artin dhe kulturën. Boll me manipulimin e atyre që sakrifikojnë për pasion.

Për të gjithë ata që vijnë në Gjirokastër vetëm për periudhë parazgjedhore i kujtoj se qytetet e UNESCO-s kanë vlera të rralla edhe sepse në to zhvillohen vlera unikale që fal shoqatave e subjekteve të kulturës trasmetohen në breza .

Eja në Gjirokastër e jo vetëm në qershor.