Zbardhen pagat e dy administratorëve të Bashkisë Libohovë

tmp_7812-20150729_1546241002619486Në përfundim të procesit të konstituimit të të gjitha Bashkive të reja në vend, zbardhen edhe pagat e administratorëve të rinj që do të emërohen direkt nga kryebashkiaku. Niveli i pagës u vendos dy ditë parë me vendim qeverie dhe varet nga numri i banorëve që ka njësia administrative.
Për njësitë me më pak se 5 000 banorë, paga varion nga 37 400 lekë deri në 56 100 lekë.
Për njësitë me 5 001 deri në 20 000 banorë, paga varion nga 41 400 deri në 79 500 lekë.
Për njësitë me 20 001 deri në 50 000 banorë, paga varion nga 51 500 deri në 92 500 lekë.

Sa i përket Bashkisë Libohovë, e cila do të ketë dy njësi administrative ( Komuna Qendër dhe Komuna Zagorie), paga e administratorëve do të jetë mes vlerës 37 400 lekë deri në 56 100 lekë. Libohova Online mëson se administratori i njësisë ku më parë ishte Komuna Qendër, do të jetë përfaqësues i Partisë Socialiste, ndërsa administratori i njësisë ku më parë ishte Komuna Zagorie, do të jetë përfaqësues i LSI-së.

Emërimi i tyre është kompetencë direkt e kryebashkiakes, Luiza Mandi dhe pritet të bëhet brenda këtyre ditëve. Ata do të nisin punë në zyrat ku më parë ishin komunat. /Libohova Online.