Paguhej për Matematikë, por dhunonte nxënësit. Pezullohet mësuesja nga Gjirokastra (VIDEO)

Marjeta Halo, mësuesja e Matematikës në shkollën ‘Së Bashku’ në Gjirokastër është pezulluar nga puna. Ajo u denoncua një ditë më parë në emisionin ‘Stop’, pasi shfaqej në një video duke dhunuar nxënësit. Pamjet e rënda tregonin Halon teksa godiste disa herë fëmijën e mitur. Dhuna në shkollat shqiptare është një fenomen i përsëritur. Raste si ky në Gjirokastër janë denoncuar me dhjetra herë në media.