Panik në Jorgucat, thyhen dyert e kishës dhe 4 banesave të mbyllura

16490117Në fshatin Jergucat të Gjirokastrës u përhap panik mbrëmjen e së premtes, pas thyerjes së dyerve të kishës dhe 4 shtëpive të mbyllura, pronarët e të cilave, minoritarë, tashmë jetojnë në Greqi. Shtëpitë i përkasin: A.H. 44 vjeçe; F.Q. 53 vjeç; G.P.52 vjeç; P.M, 53 vjeç.

Zëdhënësi i Policisë së Qarkut, Genti Mullai, pas hetimeve që u kryen sot, deklaroi se “në asnjë banesë dhe as në kishë nuk është vjedhur gjë! Kjo dëshmi iu është marrë me deklarim, personave që kanë në administrim banesat. Hapja e tyre është bërë me të njëjtin mekanizëm, ndaj dhe policia po kryen veprimet për dhunim banesash dhe jo për vjedhje.

Pista e dytë e hetimit është se dyshohet që shtëptë të jenë hapur qëllimisht, për të përhapur panik. Pista e tretë është se ato mund të jenë hapur nga klandestinët e paligjshëm, që vijnë nga vendet e treta, të cilët kanë dashur të strehohen, pasi mbrëmja e së premtes ka qënë me shi.Gjithsesi, hetimet vazhdojnë për zbulimin e autorëve./BW