Paparazzi nga fushata/ Mirela Kumbaro siç nuk e keni parë kurrë më parë (FOTO)

Në kulmin e fushatës elektorale, kandiatët kanë nisur takimet derë më derë me qytetarët.

Mirela Kumbaro, e cila është e dyta në listën e PS-së për qarkun Gjirokastër, ka lënë mënjanë pamjen zyrtare të ministres, duke bërë takime krejt e shpenguar në veshje apo qëndrim.

Në fotot më poshtë, Kumbaro shihet e ulur në rrugica e sheshe të lagjeve të Përmetit duke biseduar me banorët, në një përpjekje për t’i bindur që ta mbështesin me votë në 25 qershor, si dhe për të dëgjuar problematikat e tyre.

Në një rast tjetër, ministrja e Kulturës shfaqet në një rrobaqepësi ku tenton të mësojë edhe këtë zanat.

/Libohova Online/