Paqe në Gjirokastër, 1 pikë për Luftëtarin dhe Korabin

luftetari-770x470-1Luftëtari dhe Korabi kanë ndarë pikët në barazimin 1-1 në Gjirokastër, në një ndeshje shumë të luftuar, me raste në të dy portat dhe që mund të kishte përfunduar me fitoren e secilës prej dy skuadrave.

Të parët që shënuan ishin vendasit me anë të Rexhinaldos, por ashtu si në takimet e mëparshme, gjirokastritët shpërdoruan raste të shumta për të mbyllur takimin.

Korabi përfitoi dhe gjeti barazimin me Mziun, ndërsa më pas ndeshja mund të shkonte si për njërën skuadër, ashtu edhe për tjetrën, pasi u krijuan raste të shumta, edhe pse askush nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë.
Në fund, rezultati 1-1 i jep barazimin e tretë radhazi Luftëtarit, ndërsa Korabi theu serinë negative, pasi për herë të fundit në kampionat kishte marrë pikë në 2 tetor.