Parashikimi i Microsoft/ Gjermania fiton “Euro 2016”, Italia eliminohet. Shqipëria…

bing (1)Do të jetë Spanjë – Gjermani finalja e Europianit që nis sot në Francë. Përballë do të jenë kampionia aktuale e Europës përballë kampiones së Botës. Sot në mbrëmje luan Franca, por edhe për të parashikimi është se nuk do të shkojë larg. Italia? E kalon grupin, por eliminohet në fazën tjetër.

Nuk janë parashikime të bërë nga një agjenci apo nga një fallxhore, por nga një algoritëm i motorit online të kërkimit Bing që mbështetet nga Microsoft. Duke parë historikun gabimin e ka të vogël. Ai analizon një sërë faktorësh duke bërë që të gjejë rezultatin e 15 nga 16 ndeshje në botërorin e Brazilit më një saktësi deri në 94%. Në turnetë për meshkuj dhe femra të Wimbledon vitin e kaluar shkoi deri në 71%.

Si funksionon?

Claudio Grego, menaxher programesh në Microsoft thotë se ky algoritëm mbledh të gjitha të dhënat dhe statistikat e disponueshme. Merren parasysh renditjet, të dhënat e lojtarëve, faktorët që kanë të bëjnë me ndeshjet e kaluara dhe një model që lidhet me fuqinë e çdo skuadre. Kësaj i shtohet edhe një koeficient që është quajtur “ndjeshmëria e WEB” që në shumë raste ka rezultuar përcaktues.

Parashikimet për “Euro2016”

Kushdo mund të shkojë në adresën www.bing.it duke klikuar te “Euro 2016” apo “Parashikimet e europianit”. Çfarë shuhet për ndeshjet e para. Franca do të mundë Rumaninë me 71%. Të hënën Italia do të përballet me Belgjikën dhe do të humbë me një gol diferencë, por do ta ketë jetën më të lehtë me Suedinë dhe Irlandën ku do të dalë me dy gola avantazh. Megjithatë Italia do të dorëzohet në 1/8 përballë Portugalisë. Surprizat e këtij evropiani mund të jenë Ukraina dhe mbi të gjitha Irlanda që mund të shkojnë deri në katërshe. Do të triumfojë Gjermania në fund.

Shqiperia nuk del nga grupi

Për Shqipërinë ky program nuk ka lajme të mira. Sipas tij ajo renditet e fundit dhe nga grupi dalin të trija skuadrat e tjera. Franca shkon deri në katërshe, por eliminohet nga Gjermania e cila do të eliminojë që në ndeshjen e parë pas grupeve Rumaninë. Edhe Zvicra e kalon grupin, por eliminohet nga Ukraina.