Parashikimi i motit, 14 shkurt 2015

f1_16moti1389888963Edhe dita e shtunë do të mbetet nën ndikimin e qarkullimit të masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që kthjellimet të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit. Mesdita do të sjellë kalime vranësirash të lehta në zonat veriore.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike duke bërë që kthjellimet të jenë prezent pothuajse në të gjithë vendin, situatë e cila do të jetë deri në orët e vona të mbrëmjes kur priten vranësira në zonat verilindore dhe juglindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë 1 apo 2 gradë rritje si në vlerat e mëngjesit edhe në ato të mesditës. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugor, për pasojë në det dallgëzimi do të arrijë 1 ballë.

Europa

Ishujt Britanike dhe Europa Qendrore do te dominohen nga reshje shiu si edhe reshje debore ne Alpe, me problematike situata do te paraqitet per Alpet Europiane pasi debore do te jete ne sasi te konsiderueshme. Po ashtu me reshje debore do te jete edhe pjesa lindore e Skandinavise. Ndërsa pjesa tjeter e Europes do te karakterizohet nga moti i kthjellet dhe vraneisra kalimtare