Parcela me hashash në “Asim Zeneli” dhe Përmet, policia arreston dhe shpall në kërkim disa shtetas

policia-korr-drogen-1024x576Gjatë ditës së djeshme , efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në vijim të kontrollit të teritorit për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të kultivuara si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë  asgjesimin e 350 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva në fshatin Zenelaj,komuna Cepo Gjirokastër si dhe 21 rrënjë bimë narkotike në fshatin “Asim Zeneli” Gjirokastër.
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit:
Vladimir Novi, 61 vjeç , banues në fshatin Zenelaj, Gjirokastër, pasi dyshohet si autor I kultivimit të 350 bimëve ne vendin e quajtur “Korie “ mbi fshatin Zenelaj. Arrestimi I tij u bë  për veprën penale “kultivim I bimëve narkotike”.
Gjitjashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit:
Pëllumb Danaj, 59 vjeç  banues në fshatin “Asim Zenel”,Gjirokastër. Shpallja në kërkim e tij u bë pasi: Në një parcel që posedon ky shtetas ,ju gjetën dhe asgjesuan 21 rrënjë bimë narkotike cannabis sattiva.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale“Kultivimi i bimëve narkotike “ të parashikuar nga neni 284 I K.P.
Gjithashtu nga strukturat e policisë së komisariatit Përmet u bë asgjesimi I 1100 rrënjve bimësh narkotike cannabis sattiva të kultivuara në një parcel të marrë me qera në fshatin Odrican,Përmet.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë ndalimi i I shtetasit:
Përparim Bejko, 55 vjeç, banues në Durrës.
Si dhe u shpalllën në kërkim shtetasit:
Bilke Zoto,29 vjeç, banues në Përmet. Fatmir Zhupa,39 vjeç, banues në Gjirokastër.
Nga veprimet hetimore të kryera  dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjëtrin,kanë kultivuar në një parcel të marrë me qera në fshatin Odrican,Përmet ,1100 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike “parashikuar nga neni   284 I kodit penal.