Parku Eolik i Libohoves, projekti qe mbeti ne leter

mainpagesmallRreth 7 vjet me pare eshte folur per nje bashkepunim mes Keshillit te Qarkut Gjirokaster dhe disa partnereve italiane, per ndertimin e nje parku eolik ne malin e Buretos. Ky investim i rendesishem synonte transformimin e energjise se eres ne energji elektrike, por deri me tani ky projekt ka mbetur thjesht ne leter.

Parku Eolik i Libohoves eshte nje projekt i miratuar edhe prej Keshillit te Rregullimit te Territorit te Qarkut Gjirokaster, nderkohe qe financimi do te kryhej nga kompania “Power Energy”. Ne malin Bureto mbi Libohove eshte parashikuar te instalohen 21 kulla dhe gjeneratore eolike. Kullat do te jene me lartesi 67 m dhe distance 100 m. Do te ndertoheshin edhe linjat e tensionit te larte ne lidhje me sistemin e Bistrices.

Maja e Buretos eshte nje pike e larte ne te cilen mund te prodhohet energji elektrike me ane te eres, nderkohe qe nese ky investim do te behej realitet, zona do te merrte nje tjeter zhvillim.