Parku natyror i Viroit, ne nentor perfundon projekti i rehabilitimit

 Parku natyror i Viroit, ne nentor perfundon projekti i rehabilitimit

4869945030_09e0dca2d6Punimet per rehabilitimin e parkut natyror te Viroit po vijojne me ritme te shpejta. Ne fillim te ketij viti qeveria shqiptare akordoi nje fond prej 50 milione lekesh, nepermjet te cilit parku i Viroit pritet te marre nje pamje tjeter dhe te behet me i vizitueshem.

Keshtu, eshte parashikuar ndertimi i nje komleksi sportiv, shetitores, ndricimi dhe gjithe elementet e tjere dekorativ. Projekti eshte parashikuar te perfundoje ne muajin nentor te ketij viti, nderkohe qe pritet te kete nje impakt te madh te zhvillimin e turizmit per qytetin. Nga ana tjeter, po me fondet e qeverise ka nisur rikonstruksioni i disa rrugeve me kalldrem.

Libohova Online