Pas Gjirokastrës, PS fut në ‘tepsi’ edhe dy këshilltarë të LSI-së në Memaliaj

Ajo që nisi në Gjirokastër javë më parë vijon ende. Eshtë fjala për largimin e këshilltarëve të LSI-së drejt PS-së. Ditën e sotme, dy këshilltarë të LSI në Këshillin Bashkiak të Memaliajt kanë braktisur partinë e tyre, duke u pozicionuar në krah të PS. Të larguarit janë Luan Halili dhe Yllka Çaushi. Me këtë lëvizje, sërish PS nuk bën shumicën në këtë këshill, pasi shkon në 9 këshilltarë, ndërkohë që LSI është e dyta me 5, e ndjekur nga PD me 2. Gjithashtu, janë edhe 1 këshilltarë nga PDIU, 1 nga BK e FRD, 1 nga PSD, 1 nga UK dhe 1 nga PDS. Këshilli Bashkiak i Memaliajt ka 21 këshilltarë.