Pas intervistës me Çuçin, pezullohet emisioni ‘Dritare’. Çfarë po ndodh me televizionin e LSI-së në Gjirokastër?

 

Pas pezullimit të Albana Allushajt nga posti i drejtoreshës së Televizionit Gjirokastra, ka një tjetër zhvillim në javën e fundit të fushatës elektorale.

Emisioni “Dritare” në Alpo Tv, i gazetarit Arian Xhani është pezulluar. Lajmin e njofton vetë gazetari përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, pa dhënë një shpjegim të qartë se përse është marrë ky vendim.

Jo zyrtarisht thuhet se ka pasur përplasje të brendshme në televizion mbi linjën editoriale të emsionit, e cila në shumë raste nuk ishte në nivelin maksimal pro LSI-së, sikundër është në tërësi kjo media lokale.

Pezullimi i emisionit vjen një javë pas intervistës me kryesuesin e listës së PS-së, Bledi Çuçi, intervistë e cila çuditërisht është hequr nga interneti në faqen “Gjirokastra voton”.  Më poshtë reagimi i plotë i gazetarit Arian Xhani.

Per arsye te javes se fundit per zgjedhjet e 25 Qershorit 2017 ku axhenda e mbarvajtjes dhe pasqyrimit sa me korrekt te spektrit mediatik te politikes dhe padyshim rendesia e drejtimit te saj, emisoni “Dritare” do te nderpritet per te rifilluar pas zgjedhjeve.

Por Tv Alpo do te kete cdo dite emisionim prestigjoz “Gjirokastra Voton” me nje format te ri dhe me nje moderator ekselence si gazetari i shumenjohur Engjell Seriani (Lushi)

Faleminderit per mirekuptimin.