Pasdite Rama në Libohovë, zhvillon bashkëbisedim me qytetarët

kskdsjgkdfjKryeministri Edi Rama viziton sot pasdite Libohovë, për të prezantuar dhe mbështetur kandidaten e koalicionit të majtë, Luiza Mandi. Takimi do të zhvillohet në sheshin përballë sarajeve të Myfit Libohovës, ku Rama do të bashkëbisedojë me qytetarët, si dhe do të kërkojë votën e tyre për Luiza Mandin. Pritet që kryeministri të shoqërohet në këtë takim nga dy ministra të kabinetit qeveritar, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Ndërkohë që të pranishëm do të jenë edhe deputëtë të zonës, Vangjel Tavo dhe Anastas Angjeli. Kjo është hera e dytë që Rama vjen në Libohovë. Dy vjet më parë, ai vinte si lider i opozitës, në një takim elektoral për zgjedhjet parlamentare të qershorit 2013.

11255758_1033569956668349_3831405563606346088_o