Pasojat katastrofike të tërmetit në Greqi. Raportohen viktimat e para (FOTO)

Dy persona mbetën të vdekur dhe 5 të tjerë janë plagosur rëndë nga tërmeti i sotëm që goditi ishullin grek të Lefkadës. Viktimat janë të moshuar, 84 dhe 70-vjec.

Lëkundjet e këtij tërmeti me magnitudë 6.5 të shkallës Rihter u ndjenë edhe në jug të Shqipërisë.

Shihni më poshtë disa foto të publikuara në mediat greke, ku shihen qartë dëmtimet në banesa e biznese, si dhe në rrugë.

Raportohet për rrëshqitje të mëdha toke, ndërsa banorët kanë frikë të rikthehen në banesat e tyre.