Pasuria e kryebashkiakes së Libohovës, zbardhet deklarata

Luiza-Mandi-283x3001-283x300Bashkë me pasuritë e kryebashkiakëve të tjerë të 61 Bashkive të reja, ILDKPI ka publikuar edhe deklaratën e pasurisë së kryebashkiakes së Libohovës, Luiza Mandi. Lexoni më poshtë përmbajtjen e plotë të kësaj deklarate: 

Pasuritë e Luiza Mandit, Bashkia Libohovë
Pronare me 50 % e një ap. me sip. 71.6  m2 në Libohovë, vlera 18 520 lekë.  Pronare me 50 % e një kati shtesë me  sip. 40 m2.  Pronare me 50 % e një trualli me sip. 300  m2 dhe një vile 3-katëshe në Shkozë, Tiranë,  vlera 3 000 000 lekë.  Depozitë bankare në “Alpha Bank”, 909  952 lekë. Depozitë bankare në “Tirana Bank”, 200  007 lekë.  Gjendja cash, 1 200 000 lekë.  Të ardhura nga paga si drejtore e Qendrës  Shëndetësore, Libohovë, 35 000  lekë.  Të ardhura nga paga si mjeke familjeje  për komunën Qendër, 630 000 lekë.  Të ardhura si anëtare e bordit të ujësjellësit,  Libohovë, 70 000 lekë.  Të ardhura si anëtare e këshillit bashkiak,  Libohovë, 35 000 lekë.

Bashkëshorti, Odhise Mandi 

Pronar i një ap. me sip. 88.16 m2 në Tiranë,  vlera 2 821 120 lekë.  Pronar me 25 % i një trualli me sip. 1257  m2 në Peshkëpi e Poshtme, Gjirokastër.  Pronar me 25 % i një trualli me sip. 1050  m2 në Peshkëpi e Poshtme, Gjirokastër.  Depozitë bankare në “Intesa Sanpaolo  Bank”, 3 000 euro.  Pronar i një makine “Volsëagen Golf 2”,  vlera 150 000 lekë.  Pronar me 50 % i një makine “Volsëagen  Golf 5”, vlera 500 000 lekë.

Djali, Aris Mandi

 Pronar me 50 % i një makine “Volsëagen  Golf 5”, vlera 500 000 lekë.