Pazare në ndeshjet me Armeninë e Serbinë? Flet Armando Duka

largea_duka251347116141Presidenti i FSHF –së, Armando Duka, ka folur për herë të parë mbi lajmet e disa mediave serbe se Shqipëria e bleu ndeshjen me Armeninë. Në Shqipëri u fol për pazare edhe për ndeshjen me Serbinë, për të cilën Duka u fërshëllye gjatë festës së kombëtares në sheshin “Nënë Tereza”. Por duke iu përgjigjur këtyre aludimeve, i pyetur nga disa media greke, Duka thotë: “Unë nuk merren me raportet e tilla, ata e kanë në origjinë. Më lejoni t’ju them që Shqipëria ka luajtur në këto eliminatore nga e para deri në minutën e fundit në mënyrë të drejtë. Askush nuk na dha asgjë dhe kemi marrë në fushë atë që ishte e drejtë. Unë mund t’iu jap edhe një shembull për këtë: në përballjet me Francën ne kemi marrë katër pikë, një fitore dhe një barazim. Kjo tregon se ne e kemi merituar.”

Duka nuk e mohon se pas dy humbjeve në minutat e fundit me Portugalinë dhe Serbinë ai pati frikë se Shqipëria nuk do ta arrinte vendin e dytë. “ E vërteta është se pata frikë sepse humbje kundër Portugalisë dhe Serbisë erdhi në minutat e fundit, humbje që goditën psikologjikisht lojtarët. Por tani unë jam i lumtur, i lumtur, sepse kushdo që është pjesë e kësaj kombëtareje (lojtarët, trajneri, federatën, tifozët) të gjithë së bashku qëndruar të fokusuar në qëllimin tonë dhe arritëm këtë dëshirë të të gjithë kombit”, thotë presidenti i FSHF./lapsi.al