Pazaret me licencat e autobusëve, protestojnë shoferët e linjës Gjirokastër-Dropull

Shoferët e linjës së autobusëve Gjirokastër-Dropull kanë dalë sot në protestë te vendi i njohur si ‘Ura e Lumit’. Ata kundërshtojnë vendimin për pezullim të licencës, sipas tyre në mënyrë padrejtë. Licenca e njërit prej autobusëve përfundon në vitin 2027, por i është hequr pa asnjë shpjegim. Shoferët thonë se i janë drejtuar për këtë problem edhe Ministrisë së Transporteve dhe kryeministrit Edi Rama, por deri më tani s’kanë marrë zgjidhje. Licencat e kësaj linje i janë dhënë një kompanie tjetër transporti në qytetin e Vorës, e favorizuar sipas shoferëve nga lidhjet klienteliste dhe politike.