“Pazari i Libohovës- Udhët drejt historisë”, sot ora 19:30

“Pazari i Libohovës- Udhët drejt historisë” është eventi festiv që do të nisë sonte në mbrëmje në Libohovë dhe do të vazhdojë për dy ditë me radhë.

Sipas njoftimit të Bashkisë Libohovë, do të ketë muzikë e kostume tradicionale, artizanat, prodhime natyrale lokale, bimë medicinale të zonës tonë dhe një sërë aktivitetesh të tjera.

Pazari festiv ka për qëllim rikthimin te tradita dhe promovimin e saj. Eventi nis në orën 19:30.

Gjatë ditës së nesërme pritet të marrë pjesë edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, njëkohësisht edhe deputete e zgjedhur e Libohovës.

/Libohova Online/