PD akuza Bashkisë së Gjirokastrës: Ka uzurpuar pronat e Çabejve, prokuroria të hetojë

groooPartia Demokratike denoncoi uzurpimin me forcë që Bashkia e Gjirokastrës po u bën pronave të Cabejve. Koordinatori Ervin Salianji dhe kreu i degës së PD-së Roland Bejko  kërkojnë zbatimin e ligjit

“Bashkia e Gjirokastrës ka zaptuar në kundërshtim me ligjin një pronë private prej 11.500 metrash, dhe trashëgimtarët e familjes Cabej që e zotërojnë të drejtën mbi këtë territor, nuk po gjejnë zgjidhje në asnjë institucion”, u shprehën përmes një deklarate Bejko e Salianji.

Sipas një deklarate të bërë publike nga PD, trashëgimtari i famijles Cabej thotë se është ankuar në shumë instance por nuk ka arritur asgjë deri tani.

“Jam nga trashëgimtarët e familjes Çabej dhe zotërojmë në bazë të gjithë dokumentacioneve ligjore pronësinë në zonën që ndodhet pas nesh. Deri në këtë moment, këtu po zhvillohet një projekt për të cilin nuk kemi marrë, për muaj me rradhë, asnjë përgjigje, asnjë vendim shpronësimi, siç kërkon ligji, asnjë partneritet siç na ishte premtuar verbalisht për palën tonë. Kemi marrë kontakte me një sërë organesh shtetërore dhe deri më sot nuk po gjejmë zgjidhje”, shprehet ai.

Koordinatori Salianji u shpreh se kjo është dëshmi e arbitraritetit të qeverisë dhe nëpërkëmbjes së të drejtave të qytetarit.

“Kjo qeveri që u tund prangat dhe i çon buldozierët dhe fadromat qytetarëve të varfër, qytetarëve të pamundur, të cilët nuk kanë mundësi që të ndërrojnë çatitë e tyre apo të suvatojnë muret rrethues, i grabit në mes të ditës nëpërmjet oligarkut të saj lokal, kryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës.

I grabit trashëgimtarve të familjes Çabej 11.500 m pa asnjë dokument dhe në mes të ditës. As duke i lajmëruar, as duke i kthyer përgjigje por duke i sorollatur.

I bëjmë thirrje Prokurorisë që të marrë denoncimin e qytetarëve që kanë 4 muaj që i janë drejtuar Prokurorisë për të nisur hetimet dhe për të çuar para përgjegjësisë penale kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës, sepse prona e qytetarëve mund të shpronësohet vetëm për dy raste”, tha Salianji.

Kryetari i Partisë Demokratike të Sarandës, Roland Bejko kërkon respektimin e ligjit pa asnjë lëshim.

“Partia Demokratike e Gjirokastrës, në fakt është pro investimit. Shumë mirë që u bë ky investim. Shumë mirë që janë dhënë disa fonde për të bërë një restaurim, i vonuar natyrisht sepse qeverisja lokale ka gati 14 vjet pa ndërprerje që drejtohet nga kryebashkiakët socialistë, por ne jemi për respektimin e ligjit. Të bëhen investimet publike por jo në dëm të interesave të qytetarëve.

Ligji e ka parashikaur qartë. Në momentin që kryen investime publike, për interesa publike, me vendim të këshillit të Bashkisë kryhet shpronësimi ose hyhet në negociata për të bërë një investim të përbashkët.

Sipas fjalëve që janë në qytetin tonë, që është një qytet i vogël, kemi të dhëna që këtu do të ketë dhe interesa klienteliste të vetë drejtuesve të Bashkisë Gjirokastër, megjithatë këtu jemi dhe le ta shikojmë më mbrapa si do të veje menaxhimi i këtij kompleksi argëtimi, lojrash, sportiv e kështu me rradhë.

Gjithsesi, ne kërkojmë të respektohet ligji sa më parë, ashtu si shteti kërkon që qytetarët të respektojnë të drejtat e tyre dhe ne duam që shteti mos të jetë pushtues dhe sundues në dëm të interesave të qytetarve të Gjirokastrës”, thotë Bejko