PD e ka ndarë mendjen: Më 9 shkurt protestojmë në Gjirokastër, pas një jave rrëzojmë Ramën në Tiranë

Partia Demokratike do organizojë protestë në Gjirokastër në datën 9 shkurt. Deputeti demokrat Tritan Shehu thekson se data e protestës u vendos sot nga Aktivi i PD. Sipas tij, qytetarët e Gjirokastrës do protestojnë kundër varfërisë e papunësisë dhe braktisjes nga shteti.

Postimi i Tritan Shehut

Aktivi i PD së Gjirokastres, qe u zhvillua sot, ne bashkerendim me deget e tjera te Qarkut, vendosi qe me date 9 shkurt te protestohet kunder varferise, papunesise, nderprerjes edhe te ndihmes ekenomike, lenies ne harrese te minatoreve per statusin e tyre, sistemit te degraduar shendetesor e arsimor, mos mbeshtetejes se blegtoreve dhe fermereve, mungeses se shpreses per rinjte etj etj. Nje mbeshtetje e plote edhe ne Gjirokaster per aksionin politik e protesten e dates 16 shkurt ne Tirane. Keshtu u mbyllen sot aktivet e te gjitha degeve te Qarkut.