PD Gjirokastër feston 25 vjetorin, mungon deputeti Genc Ruli

12552824_979700758767672_83892393460332352_nDega e Partisë Demokratike në Gjirokastër festoi sot 25-vjetorin e krijimit.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, merrnin pjesë anëtarë të kësaj partie, funksionarë e drejtues të ndryshëm ndër vite.

Ishte i pranishëm gjithashtu edhe nënkryetari Edmond Spaho, si dhe Tritan Shehu, koordinator i demokratëve për zgjedhjet e fundit lokale në Gjirokastër e Libohovë.

Ndërsa ra në sy mungesa e Genc Rulit, deputetit të vetëm të PD-së në qarkun e Gjirokastrës, pjesëmarrës në ceremoni ishte ish-deputeti Spiro Ksera.

Në zgjedhjet e fundit lokale demokratët nuk arritën dot të fitonin Bashkinë e Gjirokastrës, ndërkohë që humbën edhe Libohovën.

E vetmja njësi në rrethin e Gjirokastrës e fituar prej kandidatit të djathtë, ishte Bashkia Dropull.

12553063_932884210100382_3372099207914850561_n12642596_932884270100376_1648789582811938337_n