PD Gjirokastër kallëzon penalisht Zamira Ramin

PD GjirokasterPartia Demokratike në Gjirokastë ka kallëzuar sot penalisht kryebashkiaken Zamira Rami.

Sipas PD-së kryebashkikaja ka lejuar komapninë “Arifi Shpk” të punonjë pa patur më parë leje ndërtimi, leje mjedisore dhe leje nga Drejtoria e Monumenteve.

Kjo kompani po kryen punime në kalldrëmet e Gjirokstrës për shtrimin e linjës 20 kilovolt.

Ditë më parë kreu i PD në Gjirokastër, Roland Bejko e denoncoi këtë ngjarje, duke thënë ndër të tjera se “Gjirokastrës po i bëhet krim”.

|Libohova Online|