PD-LSI bashkojnë votat për të marrë kreun e Këshillit Bashkiak të Libohovës?

PD LSINdërsa dy ditë më parë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi shpërndarjen e mandateve të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Libohovës, pritet që këto ditë të bëhet edhe konstituimi i këtij këshilli, si dhe marrja zyrtarisht e detyrës nga kryebashkiakja e re, Luiza Mandi.

Edhe pse koalicioni i majtë ka fituar shumicën e anëtarëve në Këshillin Bashkiak të Libohovës, ditë e fundit flitet për një bashkim votash mes PD-së dhe LSI-së, në mënyrë që ky këshill të kontrollohet prej tyre. Koalicioni i djathtë nga zgjedhjet lokale të 21 qershorit ka marrë 6 këshilltarë, ndërsa koalicioni i majtë ka marrë 9 këshilltarë. LSI-ja si forcë politike ka marrë 3 këshilltarë.

Nëse këta bashkojnë votat me PD-në, bëjnë shumicën prej 9 anëtarësh dhe arrijnë të zgjedhin kreun e këshillit. Kështu do të kishim një Bashki që drejtohet nga kryebashkiakja e PS-së dhe Këshillin Bashkiak të drejtuar nga PD-ja. Praktikisht një situatë e tillë do të ishte bllokuese për mirëfunksionimin e qeverisjes vendore. Kemi plot raste të tilla në Shqipëri, ku shpesh buxhetet e bashkive janë bllokuar për shkak të pazareve në këshillat bashkiak. Në fund të ditës ata që penalizohen janë qytetarët.

Burime të #LibohovaOnline thonë se në rast të një bashkimi PD-LSI, dy nga kandidatët e mundshëm për kreun e Këshillit, janë Bexhet Çobani dhe Arben Kuro. Megjithatë mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme nëse do të konfirmohen zërat që fliten këto ditë në Libohovë, për një aleancë paszgjedhore PD-LSI. Më poshtë emrat e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Libohovës.

 Koalicioni i djathtë

LUAN BEQO – Partia Balli Kombëtar Demokrat
ROVJEN HOXHA – Partia Republikane

BEXHET ÇOBANI – Partia Demokratike
ELIONA BEQO – Partia Demokratike
ARBEN KURO – Partia Demokratike
BLERINA BILIBASHI – Partia Demokratike

Koalicioni i majtë

VLADIMIR HIDE – Partia Socialiste
SOFIA ABDI – Partia Socialiste
ASIM BANUSHAJ – Partia Socialiste
ANASTASIA DUSHI – Partia Socialiste
THANAS LAZE – Partia Socialiste

ALI FERI – Aleanca Arbnore Kombëtare

KRISTAQ JORGAQI – Lëvizja Socialiste për Integrim
RAKIPE SPAHI – Lëvizja Socialiste për Integrim
JORGJI KURO – Lëvizja Socialiste për Integrim