PD në krizë, të tjera dorëheqje nga listat. Po në Gjirokastër?

Kandidatë të Partisë Demokratike vazhdojnë të dorëhiqen nga listat e miratuara prej Lulzim Bashës.

Dorëheqja e fundit erdhi prej Helidon Bushatit, kandidat në Shkodër. Më herët gjatë ditës u dorëhoq një tjetër kandiat në Berat, Bujar Hoxha.

Gjatë ditës së djeshme u largua gjithashtu Sazan Guri po në qarkun Berat dhe Ramiz Cobaj në qarkun Shkodër.

Motivet e largimeve janë të ndryshme. Zërat thonë se kemi të bëjmë me një lojë të Berishës për të rrëzuar Lulzim Bashën, megjithatë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme.

Nuk dihet nëse do të kemi apo jo dorëheqje edhe në qarkun Gjirokastër, ku PD kandidon Tritan Shehun, Roland Bejkon, Kosta Barkën, Besnik Aliajn, Qamil Xhelili, Fatjona Dhimitri dhe Arjan Kasaj.

/ArgjiroLajm.net/