PD nuk pranon Vangjel Tavon, del lista zyrtare e LSI në qarkun Gjirokastër

Kryetarja e LSI-së ka publikuar listat e kandidatëve të kësaj partie në qarqet e vendit. Kryemadhi konfirmoi se do të kandidonte vetë në 3 qarqe të vendit.

‘Jam shumë e lumtur që ky proces ishte një proces shumë i shëndetshëm, shumë transparent dhe që krijoji një moment bashkimi të jashtëzakonshëm vlerash shoqërore, profesionale dhe morale.

Kjo skuadër e madhe, që do të përfaqësojë Lëvizjen Socialiste për Integrim në të gjithë vendin, do të drejtojë shqiptarët drejt ndryshimit që të gjithë presim me padurim, për përmbysjen e një klike qeveritare antipopull, antishtet dhe antivlera.

Këta të rinj dhe të reja, burra dhe gra plot vullnet e të palodhur, janë garanci për një garë fituese dhe të shkëlqyer si dhe për një qeverisje të mirë dhe të drejtë për qytetarët dhe për vendin.’– tha Kryemadhi.

Për qarkun Gjirokastër

Vangjel Tavo
Myrvete Asqeri
Elton Ismaili
Albert Mala
Erald Alika
Freskida Çako