PD raporton një javë me vonesë takimin e Bashës në Gjirokastër

img_3010-847x477Gati një javë me vonesë zyra e shtypit në Partinë Demokratike shpërndau njoftimin për takimin e kryetarit Lulzim Basha në lagjen “Zinxhira” të Gjirokastrës.

Kujtojmë që kreu i opozitës ishte në Gjirokastër të dielën e shkuar.

Sipas njoftimit,  Basha u ka thënë qytetarëve se “Qeveria ime nuk do harxhojë 80 apo 100 milionë euro në vit për zyra, për orendi, për makina, për karburant, për bileta avionësh siç i harxhon ky. Çfarë i duhet kryeministrit një palmë që e blen 600 euro kur ka qindra e mijëra familje që i vënë fëmijët të flenë pa ngrënë. Në qeverinë time, qëllimi do të jetë të mos ketë asnjë familje pa bukë, pa ujë e pa drita, dhe ne do bëjmë gjithçka që buxheti i shqiptarëve të shkojë në radhë të parë aty ku shqiptarët kanë më shumë nevojë”, është shprehur kreu i opozitës.