PD sulmon nënkryetarin e Bashkisë Libohovë, ankohet për Policinë Bashkiake

Bashkia LibohovePartia Demokratike Libohovë denoncon atë që ajo e quan “shkelje flagrante të ligjit për pushtetin vendor në Bashkinë Libohovë”. Sipas PD-së, nënkryetari i Bashkisë, Kristaq Jorgaqi nuk ka dhënë dorëheqje nga mandati i këshilltarit, edhe pse prej një muaji është emëruar si nënkryetar.

“Koalicioni PS-LSI ne shkelje flagrante te ligjit per pushtetin vendor ne bashkine Libohove. Ka pothuaj nje muaj qe eshte emeruar nenkryetari i ri nga LSI ne bashkine Libohove, i cili rezulton te jete edhe keshilltar ne keshillin bashkiak po nga kjo force politike dhe ende nuk ka dhene doreheqjen, pasi ligji perjashton shprehimisht mbajtjen e ketyre dy funksioneve”- thotë PD në reagimin e saj.

Ndërsa disa muaj më parë kur PD drejtonte Bashkinë e Libohovës, shpenzoheshin 700 mijë lekë për “blerje të uniformave të policisë bashkiake”, edhe pse ishte një polic i vetëm, sot përfaqësuesit e kësaj force politike akuzojnë kryebashkiaken Luiza Mandi, se ka emëruar një tjetër polic në Bashki.

“Po keshtu bashkia ka shkelur serish ligjin per policine bashkiake, duke shtuar fiktivisht numrin e punonjesve ne kete drejtim dhe duke ndryshuar abuzivisht strukturen e miratuar me vendim keshilli vetem nje muaj me pare”- thotë PD Libohovë.

dgffg