Përçarja e PD, revoltohet Tritan Shehu: Votimi i Ruçit nuk është i besueshëm

Partia Demokratike u përça që në votimin e saj të parë në Kuvend, pasi tre deputetë të saj votuan pro zgjedhjet se Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit. Ndërkohë disa deputetë të tjerë janë hedhur në sulm për të mbrojtur votimin e PD-së dhe për të thënë se ky është një inskenim i PS-së. Mes atyre që kanë reaguar është edhe deputeti i qarkut Gjirokastër, Tritan Shehu. Përmes një shënimi plot gabime drejtshkrimore, të postuar në faqen e tij në Faceebook, Shehu shkruan:

PD VOTOI SOT NE PERPUTHJE TE PLOTE ME PRINCIPET TONA DEMOKRATIKE, BESNIKE E IDEALEVE TE DHJETORIT.

Kjo ishte sot ne Kuvend vota e PD, pa asnje ekuivok, e qarte, direkte e pa interpretime apo “mos pjesemarje”!

KJO ESHTE SHUME E RENDESISHME PER ECURINE TONE TE PERBASHKET NE KETE LEGJISLATURE SFIDASH HISTORIKE.

Nje keshille miqesore per ata qe me te drejte e realisht jane inatosur per dy vota te inskenuara ashtu si “sigurimi” i djeshem dinte te thurte:

ASKUSH NGA NE NUK DUHET TE BJERE PRE E ATYRE, QE ME TRASHEGIMINE DIABOLIKE NGA E DIKURSHMJA, GJETEN MENYREN PER TE MANIPULUAR SOT NJE PROCES VOTIMI, PIKERISHT PER TE KRIJUAR TE TILLA DIVERSIONE, GJE PER TE CILAT JANE “MJESHTRA”.

Dicka ne fund: si mund t’i besohet nje rezultati votimi te nxjerre nga nje Komision i tille, ku PD me te drejte vendosi te mos kishte perfaqesuesit e saj?!

PAVARESISHT CDO MENYRE INTERPRETIME, DITA E SOTME VECSE KONFIRMOI EDHE NJE HERE VULLNETIN TONE DEMOKRATIK, SI DHE MESKINITETIN E METOTAVE TE REMINISHENCAVE DIKTATORIALE.