Përdhunoi të miturën, arrestohet 19-vjeçari nga Gjirokastra

arrestim_2070Nga ana e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit është bërë ndalimi i shtetasit Xh. Gjini, 19 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas u ndalua pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, shtetasen I.P, 14 vjeçe.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Marrëdhënie seksuale me të mitur’’ parashikuar nga neni 100/1 i Kodit Penal.