Përfundojnë zgjedhjet, Arnisa Ibrahimi zgjidhet kryetare e PS Libohovë

tmp_22785-received_10205527280615135-1741363888Sot pasdite në Libohovë janë mbajtur zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Socialiste. Në përfundim të procesit, numrin më të madh të votave e ka marre Arnisa Ibrahimi.

Drejtuesit e organizatave socialiste, anëtarët e këshillit bashkiak dhe delegatët e kongresit të PS nga Bashkia Libohovë i kanë dhënë Ibrahimit 16 vota, ndërsa kandidatit tjetër, Arjan Çano i dhanë 2 vota. 4 vetë nuk morën pjesë në votim, në pamundësi fizike për të qenë të pranishëm, ndërsa dy anëtarë të Këshillit Bashkiak nuk donin të votonin.

Thanas Laze dhe Asim Banushi kishin pretendime për parregullsi në proces. Të pranishëm në Libohovë për të ndjekur nga afër zgjedhjet ishin edhe ministri i Çështjeve Vendore, Bledi Çuçi, deputeti i qarkut Dashamir Kamberi, prefekti Flamur Bime, si dhe kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi.

Arnisa Ibrahimi ka përfunduar studimet për Ekonomi, ndërsa aktualisht është e punësuar në zyrën e financës të Ndërmarrjes së Ujësjellësit në Libohovë, punë prej së cilës duhet të largohet pasi me rregullat e reja PS-ja nuk e lejon që kryetarët e degëve në bashki të mbajnë poste në administratën publike.

|Libohova Online|

tmp_22785-received_10205527280735138844757964tmp_22785-received_10205527280655136-2048204920tmp_22785-received_102055272806951371386108670tmp_22785-received_10205527280615135711963366