Përfundon numërimi i votave në Libohovë, Luiza Mandi merr një mandat të dytë si kryetare bashkie

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka përfunduar numërimi i votave në KZAZ-në Nr.79 në Libohovë.

Luiza Mandi është shpallur fituese me 1275 vota të vlefshme nga 1369 të hedhura më kuti. Shumicën e Kēshillit Bashkiak e ka Partia Socialiste.

Bindja Demokratike e Astrit Patozit ka marrē një këshilltar, ndērsa Demokracia Sociale e Paskal Milos ka marrë dy këshilltarë.

Procesi ishte i qetë, ndërsa në KZAZ ishin edhe vëzhgues të OSBE/ODIHR. Luiza Mandi do të vijojë kështu mandatin e dytë si kryebashkiake e Libohovës.

©Libohova Online