Përgatitjet për zgjedhjet në Libohovë, rreth 6 mijë persona me të drejtë vote. Nis njoftimi derë më derë (VIDEO)

Bashkia Libohovë vijon përgatitjet për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Listat e votuesve janë afishuar në vende publike ndërsa ka nisur edhe njoftimi derë me derë i zgjedhësve. Nënkryetari Ilija Kuro thotë për Tv Gjirokastra se procesi ka qenë pa probleme. Të drejtë vote në Bashkinë Libohovë kanë rreth 6 mijë persona, ndërsa zgjedhjet do të mbahen në 12 qendra votimi. Kryebashkiakja Luiza Mandi është kandidatja e vetme në këto zgjedhje pas refuzimit të opozitës për t’i bojkotuar ato. Ndiqni më poshtë intervistën e Kuros.