Përmbytet nënstacioni elektrik i Gjirokastrës, nis evakuimi i banorëve në Tepelenë

shkumbini-3GJIROKASTER – Gjirokastra është gdhirë sot pa energji elektrike, pasi shiu që nuk ka pushuar gjatë gjithë natës me të njejtin intensitet, ka përmbytur edhe nënstacionin elektrik të qytetit. Në Gjirokastër uji ka vërshuar në shumë lagje dhe në shtëpi, si në Dunavat, Gërhot apo “11 Janari”.

LIBOHOVË – Mungon energjia elektrike qe nga dita e djeshme. Dalja e lumit nga shtrati ka krijuar probleme te ura e Xhait, ku kalimi behet me veshtiresi. Edhe ne vendin e quajtur kthesa e Libohoves ka probleme per shkak te ujit dhe gureve te sjelle nga perrenjte. Rruget e lagjeve te brendshme jane te hapura.

TEPELENE – Ora 8:15 Dalja e lumit Vjosë nga shtrati ka krijuar një situatë të rrezikshme në qytetin e Tepelenës. Nënprefekti i Tepelenës ka urdhëru banorët e lagjes “Gurrë” të lënë shtëpitë sepse përmbytja tani mund të ketë pasoja në jetët e tyre, jo vetëm për shtëpitë. Në fshatin Dragot, përmbytja është evidente. Rrugët drejt Përmetit janë të bllokuara.

MEMALIAJ – Situatë e rënduar paraqitet në Memaliaj, ku lumi Vjosa ka dalë nga shtrati dhe ka “pushtuar” të gjitha banesat përreth lumit. Në orën 8:25 u njoftua se një person ka mbetur i bllokuar nga uji që dje në lokalin “1 Maji”, Fatos Fernuzi. Për shpëtimin e tij është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikësve, por ka qënë e pamundur dhe tashmë pritet ardhja e një helikopteri